Pre. Tet 9th, 2026

FSK-ja vlerësohet me medalje pas suksesit në garën ushtarake në Amerikë

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur një rezultat të rëndësishëm në garën “Ushtari më i mirë”, të zhvilluar në shtetin e Ajovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u renditur në vendin e dytë.

Për këtë sukses, pjesëtarët që përfaqësuan Kosovën janë pritur nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili i ka dekoruar me medalje në shenjë vlerësimi për rezultatet e arritura.

Sipas njoftimit të FSK-së, ushtarët kanë dëshmuar përgatitje të lartë profesionale, fizike dhe ushtarake, si dhe përkushtim gjatë garës.

Në njoftim theksohet se ky rezultat përbën një vlerë të shtuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe dëshmon përgatitjen e vazhdueshme të pjesëtarëve të saj në përputhje me standardet më të larta ushtarake.

Postime të Ngjashme