Mar. Gus 25th, 2026

PDK bashkë me asamblistë, drejtorë e aktivistë nga komuna e Prishtinës bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) këtë të martë para hyrjes së Qeverisë i janë bashkuar edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës.

Ata kanë marrë pjesë së bashku me deputetët e PDK-së në protestën para Qeverisë së Kosovës, e cila po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë që seanca konstituive të vazhdojë dhe Kuvendi të konstituohet, duke e cilësuar bllokimin e procesit si pengesë për funksionalizimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Postime të Ngjashme