KOSOVË
Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 35°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.
SHQIPËRI
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte meteorologjike. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e kalimtare, por pa reshje shiu, ndërsa temperaturat në rritje.Temperatura me e ulet 19 nersa me e larta 39 grae celcius.Era ka fryrë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje 7m/s, ndërsa në bregdet, male e lugina, hera-herës me shpejtësi deri 14m/s .Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Paradite moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë në formë të motit të keq, me erë të përforcuar deri të fortë dhe paraqitje të breshrit.Temperatura me e ulet 15 ndersa me e larta 38 grade celcius.
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e mbrëmjes, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.

