Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor brenda stacionit policor, të cilëve u ka shkaktuar lëndime dhe po ashtu ka dëmtuar edhe disa dollapë.
Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij bëhet pas këndelljes nga dehja

