Enj. Nën 5th, 2026

Elektricisti 60 vjeçar humb jetën pasi e zë poshtë shtylla elektrike

Një elektricist 60-vjeçar ka humbur jetën të enjten në fshatin Vasie të Dibrës, pasi është zënë poshtë nga një shtyllë elektrike gjatë punës.

Sipas Policisë së Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur më 5 nëntor 2026, rreth orës 11:45, derisa viktima, me inicialet L.Sh., po kryente punime për vendosjen e një shtylle elektrike.

Dyshohet se shtylla është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë 60-vjeçarin, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Ai është transportuar në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia dhe grupi hetimor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Postime të Ngjashme