Hën. Kor 27th, 2026

Pas finales në Kupën e Botës, gjyqtari Slavko Vincic pensionohet

Gjyqtari slloven Slavko Vincic ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij, vetëm pak ditë pasi drejtoi finalen e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës.

Federata Sllovene e Futbollit ka konfirmuar zyrtarisht se 46-vjeçari ka njoftuar pensionimin, duke mbyllur një karrierë të pasur në arenën ndërkombëtare, .

Vincic hyri në histori si gjyqtari kryesor i finales së Botërorit 2026, e zhvilluar më 19 korrik, ku Spanja mposhti Argjentinën me rezultatin 1-0 dhe u shpall kampione e botës.Arbitri nga Sllovenia ka qenë prej vitesh një nga emrat më të vlerësuar të UEFA-s dhe FIFA-s, duke drejtuar ndeshje të rëndësishme si finalja e Ligës së Kampionëve 2024, finalja e Ligës së Evropës 2022, si dhe një sërë takimesh në Kampionatet Evropiane dhe Kupat e Botës.

Postime të Ngjashme