Një delegacion i Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, delegacioni do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në orën 09:05, delegacioni do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Takimi me Haxhiun i paraprin atij me Komisionin parlamentar për punë të jashtme dhe integrim evropian,
Në orën 11, delegacioni do të takohet me përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë në Kuvend.

