Mër. Tet 28th, 2026

Drejtori i AKI-së sot raporton para komisionit

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, sot pritet të raportojë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Mbledhja e këtij komisioni do të fillojë në orën 10,.

Në të njëjtën kohë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të zhvillojë takim me kryeshefen ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia.

Në orën 11:00, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2025.

Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Projektligjin nr. 11/L-003 për energjinë dhe Projektligjin nr. 11/L-004 për energjinë elektrike.

 

Postime të Ngjashme