Mër. Tet 28th, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosovë

E MËRKURË, 28 TETOR 2026
🌤️ Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në orët e para të ditës mundësi për mjegull.
🌡️ Temperaturat minimale: 0–3°C
🌡️ Temperaturat maksimale: 10–13°C
💨 Era: Veriperëndimore, 1–3 m/s.

Shqiperi

Territori shqiptar për datën 28 tetor  2026 do të karakterizohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme me
kthjellime dhe intervale të gjata me diell në pjesën më të madhe të vendit. Gjate ditës do të ketë dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në zonat veriore dhe malore derisa mundësia e resjeheve do të jetë shumë e ulët. Paraditja do të jetë kryesisht me diell në të gjithë territorin, ndërsa gjatë pazdites do të vijojnë kthjellimet dhe alternime të pakta vranësirash në zonat e brendshme dhe malore. Temperatura minimale pritet të zbresë  deri në 3°C, ndërsa maksimalja do arrijë deri në 20°. Gjatë ditës pritet rreth 8 deri në 10 orë me diell. Era do të fry lehtë deri mesatare nga drejtimi verior dhe verilindor me  shpejtësi 2 deri në 6 m/s. Ndersa do të ketë dallgëzim të ulët detit  një deri në dy ballë.

Maqedoni e Veriut

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në disa vende përgjatë pjesës më të gjerë të luginës së Vardarit herë pas here do të jetë e fortë, me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale – 2 ndersa maksimalja 18 grade celcius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here do të jetë e përforcuar.

Postime të Ngjashme