Hën. Nën 2nd, 2026

Nesër sërish protestohet në shesh, sytë kah ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara

Nesër do të ketë sërish protestë në sheshin qendror të Prishtinës.

Pas shiut të sotëm që nuk ndali turmën, edhe nesër do të kërkohet ajo që tashmë është bërë e qartë – liria e çlirimtarëve.

Platforma “Liria Ka Emër” veçse ka dalë me kërkesa konkrete për institucionet, .

Bashkë me mijëra qytetarë, thirrja që po bëhet është për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara. Njëherazi, po kërkohet edhe mbështetja financiare e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së.

Të hënën, Kuvendi do të mblidhet në një seancë plenare, pikërisht për këtë gjë.

Kujtojmë se protestuesit po dalin në shesh që nga 16 shtatori, dita kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u dënuan nga Haga.

Postime të Ngjashme