Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë përmes një komunikate për media ka njoftuar se Bullgaria nuk do të ekstradojë Iva Mihaillovën në Maqedoni me arsyetimin se ekstradimin nuk mund ta bëjë për një shtetase bullgare që nuk është në ndjekje penale.
Iva Mihajllova, e cila ka edhe shtetësi bullgare, akuzohet në procedurë gjyqësore në Maqedoni për një aksident trafiku me pasoja vdekje.
Pas arratisjes së saj nga vendi, për të është lëshuar një urdhër-arrest qendror dhe ndërkombëtar, ndërsa Gjykata e Koçanit urdhëroi që ajo të mbahet në paraburgim për 30 ditë.
Ndaj saj është vendosur masa paraprake dhe janë sekuestruar dokumentet e saj të udhëtimit.

