Sht. Gus 29th, 2026

Mbahet Provimi i Maturës, 18 nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 prej tyre. Procesi i testimit ka filluar në orën 10:00 sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore.

Gjatë procesit të testimit, 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi për shkak të posedimit të telefonit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon komisionerët, administratorët dhe të gjithë personat e angazhuar për kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore.

Postime të Ngjashme