Ish-komandanti i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në Drenicë, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se sonte në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, duke filluar nga ora 20:00, do të organizohet mbledhia në pritje të vendimit të nesërm ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.
”Ftoj bashkëluftëtarët, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe të gjithë qytetarët e Skenderajt që sonte të jemi bashkë, unik dhe të palëkundur në mbështetje të çlirimtarëve tanë!”, ka shkruar më profilin e tij zyrtar, kryetari aktual I Skenderajt.

