Mar. Sht 15th, 2026

Kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, emëroi joligjërisht një drejtor shkolle

Në Maqedoninë e Veriut, DPB Strugë ngriti kallëzim penale kundër M.Q. (66) nga fshati Bixhevë e Strugës për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal.

“Ai, në cilësinë e kryetarit të komunës së Strugës, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Arsimin Fillor, mori vendim dhe shkarkoi në mënyrë të paligjshme drejtorin e një shkolle fillore komunale, pas së cilës emëroi një person tjetër si ushtrues detyre të drejtorit”.

“Ai e bëri këtë edhe pse e dinte se personi i sapoemëruar nuk i plotësonte plotësisht kërkesat e përcaktuara në nenin 118 të Ligjit për Arsimin Fillor. Parregullsitë u përcaktuan edhe nga inspektimi, i kryer nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit”, thonë nga MPB.

Postime të Ngjashme