Mar. Sht 15th, 2026

​KDI kërkon masë të përkohshme nga Kushtetuesja për Kuvendin dhe Qeverinë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vendosë masën e përkohshme për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re pas dorëzimit të dy kërkesave të PDK-së.

Vullnet Bugaqku nga KDI tha se vendosja e masës së përkohshme është e domosdoshme për shkak të dilemave se a është konstituar kuvendi në përputhje me Kushtetutën.

Krahas kësaj, në konferencën për media të martën nga KDI kërkuan nga kushtetuesja të sqarojë edhe pasojat juridike për moskonstituimin e Kuvendit në afatin 30-ditor prej certifikimit të zgjedhjeve.

Postime të Ngjashme