Die. Gus 16th, 2026

Kuvendi me dyer të mbyllura, Administrata jep sqarime

Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me përdorimin e Sallës së Seancave Plenare, duke theksuar se organizimi i seancave bëhet në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe procedurat institucionale.

Sipas Administratës, për datën 16 gusht 2026 nuk është komunikuar asnjë njoftim zyrtar për organizimin dhe mbajtjen e një seance plenare. Për këtë arsye, nuk janë ndërmarrë veprimet administrative, teknike dhe logjistike për përgatitjen e sallës.

Administrata ka theksuar se mungesa e njoftimit nuk përbën vendim politik dhe nuk paraqet qëndrim ndaj iniciativave apo qëndrimeve të deputetëve dhe grupeve parlamentare.

Në sqarim thuhet se Administrata e Kuvendit i ushtron kompetencat në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, duke ofruar mbështetje profesionale dhe të barabartë për të gjithë deputetët.

Sapo të pranohet komunikimi zyrtar për mbajtjen e një seance, Administrata ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe do të sigurojë mbështetjen administrative, teknike dhe logjistike në kuadër të kompetencave të saj.

Postime të Ngjashme