Hën. Maj 4th, 2026

Kurti takon Abdixhikun në orën 14:00

Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti e pret sot në takim liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Burimet informative bëjnë me dije se takimi i kreut të qeverisë me atë të LDK-së Lumir Abdixhiku, do të zhvillohet nga ora 14:00.

Një ditë më parë, Kurti u takua edhe me kreun PDK-së, Bedri Hamza.

Përveç për koordinimin parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar, Kurti e Hamza diskutuan edhe për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë.

Pika më e “nxehtë” ishte e çështja e zgjedhjes së presidentit për çka kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese.

Postime të Ngjashme