Mar. Tet 27th, 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim kurtuazie shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim kurtuazie shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.
Fillimisht Myftiu Tërnava e uroi Lopesin për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe sukses në përmbushjen e përgjegjësive të tij. Ai më pas e njohu mysafirin me veprimtarinë, angazhimet dhe rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës në jetën fetare dhe shoqërore të vendit, si dhe me kontributin e saj në promovimin e vlerave të mirëkuptimit, tolerancës, dialogut dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.
Myftiu Tërnava vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me EULEX-in dhe shprehu gatishmërinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, në funksion të forcimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, respektimit të vlerave të përbashkëta dhe kontributit për një shoqëri të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse.
Nga ana e tij, shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi gatishmërinë e Myftiut Tërnava për bashkëpunim të mëtejmë. Ai theksoi rëndësinë e komunikimit dhe të bashkëpunimit me institucionet vendore, përfshirë Bashkësinë Islame të Kosovës, në funksion të avancimit të marrëdhënieve institucionale dhe forcimit të besimit e mirëkuptimit në shoqëri

Postime të Ngjashme