Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Obiliq ka ndërmarrë hapa për të përcaktuar udhëheqjen e saj të re, pas largimit të Xhafer Gashit nga pozitat që mbante në këtë subjekt politik.
Gashi, ish-kryetar i Komunës së Obiliqit dhe deri së fundmi kryetar i degës së LDK-së në këtë komunë, dha dorëheqje nga pozitat partiake pas mosvotimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Vendimi i tij u pasua edhe nga largimi i asamblistëve të kësaj partie në Obiliq, të cilët shprehën pakënaqësi me qëndrimin e subjektit politik për këtë çështje.
Ndërkohë, zhvillimet e fundit kanë hapur rrugën për riorganizimin e degës së LDK-së në këtë komunë dhe përcaktimin e udhëheqjes së re.

