Enj. Qer 4th, 2026

Incidenti në Skenderaj, Sveçla: Janë fshi pamjet, Forenzika i ka kthy

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar incidentin e ndodhur në një kafene të Skenderajt, ku u gjakos zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani.

Në “Debat Plus”, Sveçla tha me bindje se autor i sulmit fizik ndaj Mehanit ishte kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Sipas tij, pamjet e tregojnë qartë Lushtakun duke e sulmuar Mehanin, pavarësisht se ato kishte urdhëruar t’i fshinte.

“Zëvendësministri është sulmu nga kryetari i komunës. Dihet shumë mirë! Janë videot, zotëri. Janë videot, të cilat, në fazën fillestare, janë shly nga vdr-ja. Forenzika i ka kthy! Hetimet dhe Prokuroria i ka në dorë. E kam parë raportin e incizimeve, ku qartë shihet kryetari i komunës, i cili pastaj në polici e mohon këtë, nuk është burrë me e pranu faktin, e me pronarin e lokalit mundohen me i fshi incizimet. Patjetër që edhe pronari do të ndiqet penalisht për dëmtim të provave…” u shpreh Sveçla.

KLIKO KETU PER VIDEON E PLOTE

Postime të Ngjashme