Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe B.R., për shkak të dyshimit të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Manipulimi me prova” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri I.R., me datë, kohë dhe vend si në pikën I, me dashje dhe me qëllim që të asgjësoj, dëmtoj apo të bëjë të papërdorshme pasurinë e personit tjetër të dëmtuarit E.H., në atë mënyrë që deri sa kishte qenë në veturë, i pandehuri ia merr kamerën , duke ia dëmtuar- përplas për tokë, e bërë jo-funksionale dhe të njëjtën e dorëzon në stacionin policor në Ferizaj, me ç’rast të dëmtuarit i ka shkaktuar dëm në vlerë të pa përcaktuar, me këtë ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, i njëjti me qëllim të ndryshimit, heqjes, fshehjes, shkatërrimit apo dëmtimit apo bërjen e pashfrytëzueshme të provës materiale e cila do të shfrytëzohej në procedurën penale ndaj tij dhe pengimit të ndriçimit të ngjarjes, në atë mënyrë që pas kryerjes së veprës penale, heq “DVR” të kamerave të sigurisë që ishin për të vrojtuar lagjen përfshirë edhe vendin e incidentit, heq provën materiale e cila ishte nën menaxhimin e tij, – me këtë ka kryer veprën penale “Manipulimi me prova” nga neni 389 paragrafi 1 nga neni 389 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurit ti shpall fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

