Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, ka vazhduar aktivitetet elektorale në Anamoravë, duke zhvilluar tubime dhe takime me qytetarë në Viti, Gjilan dhe Kamenicë.
Hoxhaj ka publikuar pamje nga tubimet në rrjetet sociale, ku ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe mbështetjen gjatë fushatës.
“Vitia, Gjilani e Kamenica sonte treguan se fryma për ndryshim veç ka nisë. Faleminderit për mbështetjen dhe respektin në çdo takim”, ka shkruar Hoxhaj.
Në fotografitë dhe videot e publikuara, shihet pjesëmarrje e madhe e qytetarëve dhe atmosferë festive gjatë tubimeve të mbajtura në këto tri komuna.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

