Mër. Tet 28th, 2026

Nis zyrtarisht detyrën, konsulli i ri i përgjithshëm i Kosovës në Milano

Screenshot

Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, Rexhep Bajraktari, ka filluar zyrtarisht ushtrimin e detyrës, pas emërimit në këtë post për një mandat katërvjeçar.

Bajraktari është diplomat i karrierës dhe pjesë e trupit diplomatik që nga viti 2009. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer në Bernë dhe Gjenevë, si dhe ka ushtruar detyrën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Konsullata e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano vazhdon angazhimin e saj në përfaqësimin e interesave të Republikës së Kosovës, ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet vendore.

Gjithashtu, stafi i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës është plotësuar me emërimin, Qëndresa Fazliu në pozitën e zëvendëskonsulles.
Plotësimi i stafit diplomatik dhe konsullor synon të kontribuojë në vazhdimësinë e punës institucionale dhe në ofrimin e shërbimeve sa më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Milano dhe në rajonet përkatëse të Italisë.

Postime të Ngjashme