Pre. Gus 14th, 2026

Gjilani nis sezonin me fitore, mposht Feronikelin

Gjilani e ka nisur me fitore sezonin e ri në Superligën e Kosovës, duke triumfuar 3-1 ndaj Feronikelit ’74 në Drenas.

Skuadra gjilanase e zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, kur Granit Jashari shënoi për 0-1, duke realizuar golin e parë të sezonit 2026/27 në elitën e futbollit kosovar.

Në minutën e 48-të, Hamdi Namani realizoi një supergol për ta dyfishuar epërsinë e Gjilanit.

Mysafirët shënuan edhe golin e tretë në minutën e 85-të. Bleart Tolaj ishte i saktë nga pika e bardhë për 0-3.

Feronikeli arriti të ngushtojë epërsinë në minutën e 89-të, kur Shpresim Zogu realizoi nga penalltia, por vendasit nuk patën kohë për më shumë.

Kësisoj, Gjilani e nis sezonin me tri pikë, ndërsa Feronikeli ’74 pëson humbje në ndeshjen hapëse.

Postime të Ngjashme