Pre. Tet 2nd, 2026

Përfundon pa incidente protesta “Jo Në Emrin Tim”

Ka përfunduar pa ndonjë incident protesta “Jo Në Emrin Tim”, që për të 17-tën natë me radhë po organizohet kundër vendimit të Hagës, për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Fillimisht, protesta nisi në sheshin qendror të Prishtinës, e më pas, protestuesit marshuan në këmbë deri te Ministria e Drejtësisë.

Kërkesat, si në shesh, si te MD-ja, ishin të njëjta: votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Pavarësisht barrikadimit të oborrit nga njësitet speciale, protestuesit nuk iu afruan pjesëtarëve të Policise

Në vend të kësaj, ata hodhën dy fishekzjarrë me tym të zi në oborr, por pa prekur fizikisht policët.

Neutralizimi i tyre u bë në mënyrë të sigurtë, për t’iu dhënë hapësirën protestuesve që të shpërndahen.

Nesër, protesta e radhës, do të zhvillohet po në orën 19:00, sikurse sot

Postime të Ngjashme