Pre. Tet 2nd, 2026

Qeveria e dërgon në Kuvend ndryshimin e Ligjit për Specialen, reagon Arian Tahiri

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin në Kuvend të ndryshimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, i cili e ka përshëndetur veprimin e Qeverisë.
Tahiri ka theksuar se çështjet që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe pa kalkulime politike.

“Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë!”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka shtuar se çdo çështje që lidhet me UÇK-në duhet të trajtohet me “përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale”.

“Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje. Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë”, ka deklaruar Tahiri.

Postime të Ngjashme