13.11.2026 E PREMTE
KOSOVË
Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Tmin 4°C – 9°C | Tmax 16°C – 19°C
Era: Jugperendimi 1-3m/s
SHQIPËRI
Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.Temperatura me e ulet 13 ndersa me e larta 24 grade celcius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s.
Valëzimi në dete me forcë 4-6 ballë.
MAQEDONI E VERIUT
Mot me ndryshime të vranësirave dhe intervale me diell, si dhe me reshje lokale të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e fortë deri shumë e fortë nga drejtimi i jugut (në disa vende me shpejtësi mbi 80 km/h). temperatura me e ulet 9 ndersa me e larta 25 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me ndryshime të vranësirave dhe intervale me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi i jugut.

