Bashkësia Islame e Kosovës dhe Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, ju ftojnë në ekspozitën “Origjina e numrave” të piktorit Urim Berisha, me 15 tetor 2026 (e enjte), ora 11:00, në Sallën e Konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë
Përmes numrave, figurave gjeometrike dhe ngjyrave, Berisha ndërthur artin me mendimin matematikor dhe përvojën shpirtërore. Duke marrë frymëzim nga trashëgimia e qytetërimeve të lashta, kontributi i el Hvarizmit dhe simbolika e arkitekturës e ornamentikës islame, artisti ofron një interpretim pamor të marrëdhënies ndërmjet njeriut, numrave dhe universit.
Në këto vepra, numrat marrin formë, ngjyrë dhe thellësi, duke u bërë shkas për reflektim mbi të dukshmen dhe të padukshmen, mbi racionalitetin dhe shpirtëroren. Ekspozita e fton vizitorin të kërkojë kuptimet që qëndrojnë përtej simboleve: arti nuk është vetëm një përgjigje, por edhe një mundësi për të shtruar pyetje.
Ju mirëpresim!

