Mër. Kor 29th, 2026

Egnatia përfundon rrugëtimin në Champions, sytë kah Europa League

Egnatia nuk ia del të kualifikohet pas ruletës së 11-metërshave ku pësoi humbje 4-1 ndaj Celje, me 120 minutat e lojës që u mbyllën në barazim 2-2! Rezultati i përgjithshëm shkon në 5-5 (ndeshja e parë 3-3)!

Një sfidë me emocione të mëdha deri në sekondat e fundit!

Rrogozhinasit kaluan në avantazh me autogolin e Hrka (21′), por vendasit përmbysën gjithçka me dy golat e Kvesic (34′ dhe 97′ me penallti).

Kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Geralb Smajli tundi rrjetën në minutën e 114-të për të barazuar në 2-2! Te penalltitë nga rrogozhinasit realizoi vetëm Xhemajli, ndërsa Bitri dhe Ndreca nuk ia dolën të shënonin.

Rrugëtimi europian vazhdon! Tashmë Egnatia do të luajë në turin e tretë të UEFA Europa League përballë irlandezëve të Shamrock Rovers!

Postime të Ngjashme