Një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe djalit të miliarderit George Soros, Alex Soros raportohet se ka ndodhur gjatë ditëve të pushimeve në jug të vendit.
Sipas raportimeve, kreu i ekzekutivit shqiptar e ka pritur Alex Soros në rezidencën qeveritare në Dhërmi, në bregdetin e jugut.
Lajmi për këtë vizitë është shoqëruar edhe me pamje. Foto nga prania e Alex Soros në rezidencën shtetërore janë publikuar nga faqja e njohur në rrjetin social Facebook, “Lolita”.

