Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar situatën politike në vend, duke iu referuar partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushaku-Sadriu ka shprehur shqetësimin e saj për faktin që, sipas saj, një parti fituese nuk po arrin të gjejë zgjidhje politike për situatën aktuale.
“Është tragjike të kemi një parti fituese (VV), që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike pa e shkel Kushtetutën”, ka shkruar Lushaku.
Ajo ka shtuar se vendi po përballet me një parti që, sipas saj, është e dobët në aspektin elektoral dhe politik, por që e konsideron “destruktive në ide dhe veprime”.
“Dmth, kemi të bëjmë me një parti të dobët, me fuqi elektorale e pa potencial politik. Por, destruktive në ide dhe veprime.
Shteti jonë ka nevojë për zhvillim e jo sfidim të sistemit shtetëror. Por zhvillimi, kushtetueshmëria e përgjegjësia shtetërore mbeten koncepte të pazotuar për VV-në”, ka shkruar ajo.

