Enj. Sht 3rd, 2026

DOLI NË QARKULLIM NUMRI I RI, 142, I REVISTËS “EDUKATA ISLAME”

Ka dalë nga shtypi dhe tashmë është në qarkullim numri më i ri, 142, i revistës “Edukata Islame”, revistës më jetëgjatë të islamistikës, shkencës dhe kulturës në gjuhën shqipe.

Edhe ky numër sjell një pasuri të veçantë studimesh dhe trajtesash nga fusha e islamistikës, kulturës, trashëgimisë, historisë, letërsisë dhe mendimit bashkëkohor, duke ofruar për lexuesin një përmbajtje të larmishme dhe me vlerë shkencore e kulturore.

Në editorialin e këtij numri, “Haxhi Sherif ef. Ahmeti – një emër që nuk i përket një brezi dhe një epoke”, ndriçohet figura dhe trashëgimia e njërit prej emrave të shquar të dijes dhe arsimit islam ndër shqiptarë.

Në rubrikën Islamistikë mund të lexoni:

Dr. Muhamed Stublla: “Jeta dhe veprimtaria e dijetarit dhe kolosit islam ndër shekuj, Imam Ebu Xhafer Tahavij (II)”

Prof. Ass. Dr. Valmire Batatina-Krasniqi: “Tëhuajsimi i individit në botën digjitale dhe udhëzimi i Kuranit (II)”

Dr. Ilmije Kuçi: “Dimensionet e namazit: nga adhurimi personal te përgjegjësia sociale (II)”

Idriz ef. Hajrullahu: “Lindja e Muhammedit a.s.”

Në rubrikën Kulturë / Trashëgimi janë përfshirë studimet:

Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha: “Kontributi atdhetar i Medresesë ‘Alauddin’ gjatë viteve 1989–1999”

Dr. Sadik Mehmeti: “Xhamitë, minaret dhe ezani në udhëpërshkrimin e Edward Lear-it për qytetet e trojeve shqiptare (1848–1849)”

Ismet Azizi: “Kontributi i imamëve shqiptarë në mbrojtjen e Novi Pazarit (Pazarit të Ri) nga çetnikët në vjeshtën e vitit 1941”

Prof. Dr. Adem Zejnullahu: “Përbërës islam në epikën popullore historike (II)”

Prof. Dr. Abdulla Hamiti: “Jahja Bej Dukagjini dhe pikëpamjet e tij për poetin, poezinë dhe lexuesin (II)”

Tema e numrit i kushtohet Haxhi Sherif ef. Ahmetit.

Përmes një cikli të veçantë shkrimesh, autorë të ndryshëm ndriçojnë trashëgiminë intelektuale, pedagogjike, fetare dhe shkencore të kësaj figure të shquar:

Ramadan Shkodra: “Trashëgimia intelektuale dhe pedagogjike e Haxhi Sherif Ahmetit”

Naim ef. Tërnava: “Haxhi Sherif ef. Ahmeti dhe trashëgimia e tij intelektuale e fetare”

Hfz. Shaqir ef. Fetai: “Një rikthim te dija dhe mendimi i Mulla Sherif Ahmetit”

Prof. Dr. Ziber Lata: “Ixhazetnamet e Haxhi Sherif ef. Ahmetit”

Dr. Sadik Mehmeti: “Haxhi Sherif ef. Ahmeti – një myderriz që vazhdon të jetojë në zemrat tona dhe në veprën e tij”

Në rubrikën Horizonte lexuesit do të gjejnë:

Isa Memishi: “Gasan Kanafani – romancier, tregimtar dhe teoricien i letërsisë së rezistencës palestineze”

William C. Chittick: “Ibën el-Arabiu”

Elez Osmani: “Sanxhaku i Jeni Pazarit (Tregu i Ri)”

Ndërkaq, në rubrikën Recensione mund të lexoni shkrimet:

“Dashuria për të Dërguarin, a.s. – si njohje, përjetim dhe mënyrë jetese”

“Pranverat që ikin” i Imer Topanicës, një monument i shoqërisë sonë.

Numri 142 i revistës “Edukata Islame” është një tjetër dëshmi e përkushtimit të saj për kultivimin e mendimit shkencor, ruajtjen dhe studimin e trashëgimisë sonë, si dhe pasurimin e literaturës islame dhe kulturore në gjuhën shqipe.

Ju ftojmë ta lexoni numrin më të ri të revistës “Edukata Islame” dhe të njiheni më nga afër me studimet, temat dhe autorët që sjell ky botim.
#Botim_i_ri

Postime të Ngjashme