Mar. Gus 18th, 2026

Diant Ramaj bëhet me klub të ri

Portieri kosovar, Diant Ramaj, do ta kalojë sezonin 2026/27 në formë huazimi te FC Copenhagen-i.

Borussia Dortmundi ka bërë të ditur se 24-vjeçari do t’i bashkohet klubit danez për sezonin e ri, duke u rikthyer kështu te Copenhagen pas një aventure të mëparshme,

Ramaj ishte huazuar te klubi danez menjëherë pas transferimit te Dortmundi në fillim të vitit 2025, ku qëndroi deri në fund të sezonit 2024/25.

Sezonin e kaluar, portieri e kaloi në huazim te 1. FC Heidenheim-i, ndërsa tani do të rikthehet në Danimarkë për të vazhduar zhvillimin e tij.

Kontrata e Ramajt me Borussia Dortmundin është e vlefshme deri në vitin 2029

Postime të Ngjashme