Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, vlera e të cilave kap shumën prej rreth 10 mijë eurosh.
Gjatë kontrolleve të realizuara nga zyrtarët doganorë, janë identifikuar mallra që nuk ishin deklaruar sipas procedurave të parapara ligjore.
Rasti është evidentuar nga autoritetet doganore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës vazhdon kontrollet në pikat kufitare me qëllim parandalimin e kontrabandës, shmangies së detyrimeve doganore dhe hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin e vendit.

