Hën. Tet 12th, 2026

Haxhiu paralajmëron seancën e radhës plenare për të enjten

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca e radhës plenare do të mbahet të enjten, më 15 tetor, duke filluar nga ora 10:00.

Sipas njoftimit të saj, punimet e seancës do të nisin me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, për të vazhduar më pas me shqyrtimin e çështjeve të parapara në agjendë.

Ndër pikat kryesore është shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Gjithashtu, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Në rendin e ditës është përfshirë edhe formimi i komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Haxhiu ka theksuar rëndësinë e ushtrimit të përgjegjësive parlamentare me seriozitet, transparencë dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Postime të Ngjashme