Mar. Sht 1st, 2026

Aleanca në takim me kryetarët e degëve, trajtohen çeshtje të brendshme dhe aktiviteti politik si dhe çeshtja e presidentit

Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të kryetarëve të degëve të Aleancës, ku u trajtuan çështje të organizimit të brendshëm dhe aktivitetit politik.

Sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit, Aleanca e ka bërë të qartë se qëllimi i njerëzve që sot po e mbajnë pushtetin ilegalisht është çuarja e vendit në zgjedhje të reja.

Ajo që kemi parë deri tani përputhet me atë që kemi thënë vazhdimisht, fajësimi i partive të tjera dhe caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve në datën që u konvenon atyre.

Pushteti që e lë vendin pa energji dhe në mëshirën e mafias energjetike, që energjinë e sjell prej Serbisë. Pushteti që blen edhe barna, gur e zall prej Serbisë. Pushteti që i dënon bizneset vendore dhe shkatërron ekonominë e vendit. Pushteti që krejt çka arrin të bëjë është t’i përçajë qytetarët e vendit, nuk meriton të qeverisë me jetën e qytetarëve.

Postime të Ngjashme