Mër. Pri 29th, 2026

Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, vend i cili gjatë historisë ka qenë shtëpi e qytetërimeve të ndryshme, tërheq vëmendjen e vizitorëve me stilet arkitekturore të kohërave të ndryshme që janë të pranishme në këtë qytet. Qyteti brenda tij ka vendbanim antik dhe vend arkeologjik të mbetura edhe para kohës së Bizantit, ndërsa gjithashtu në qytet ndodhen edhe ndërtesa të periudhës osmane, jugosllave, të arkitekturës brutaliste të ndërtuar pas tërmetit të vitit 1963, i cili shkatërroi gati gjysmën e qytetit si dhe fasadat e stilit barok të ndërtuara në vitet e fundit. Gjatë periudhës së qeverisë së kaluar të Maqedonisë së Veriut, Shkupi mori edhe stilin e fundit të arkitekturës, me anë të projektit "Shkupi 2014". Fasada e ndërtuar në stilin barok si dhe një numër i madh i statujave ndryshuan frymën e qytetit të lashtë. ( Furkan Abdula - Anadolu Agency )

Janë rikthyer alarmet për bomba nëpër shkollat e Shkupit. Sot u morën njoftime për bomba të vendosura në shkollat e mesme “Dimitar Vlahov”, SHGJM “Vlado Tasevski” – Shkup, dhe SHGJM “Marija Curie – Sklodovska”.

Institucionet kompetente janë në terren, pas së cilës nxënësit dhe punonjësit janë evakuuar nga ndërtesat.

Deri më tani, nuk ka njoftime për të lënduar, dhe mësimi është pezulluar përkohësisht ndërsa po kryhen kontrolle sigurie.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të mos përhapin informacione të paverifikuara, ndërsa institucionet punojnë për sqarimin e rasti

Postime të Ngjashme