Die. Sht 28th, 2025

Begaj takon kryeministrin hungarez Orban, flasin për mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Hungari, ku është pritur nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Takimi pati në vëmendje diskutime të rëndësishme mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh, duke u fokusuar në integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e sigurisë së përbashkët.

Presidenti Begaj vlerësoi lart mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke nënvizuar rolin kyç të këtij vendi gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së në vitin 2024 për avancimin e negociatave.

Të dy liderët theksuan se integrimi i rajonit në Union rrit më tej sigurinë e përgjithshme, shkruan rtsh.al.

“Ishte kënaqësi të takohesha me kryeministrin Viktor Orban. Shpreha vlerësimin për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE – një integrim që forcon sigurinë tonë të përbashkët. Ne riafirmuam gatishmërinë tonë të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor.”, shkruajti Presidenti në rrjetin social X

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *