Mër. Nën 11th, 2026

​Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, dyshohet ish-burri i motrës

Një grua në Skenderaj dyshohet se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 20:00.

Viktima ka raportuar se ka pranuar një mesazh kërcënues nga i dyshuari, i cili është ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Rasti është iniciuar si “Kanosje”.

Postime të Ngjashme