Mër. Nën 11th, 2026

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës…

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen e fotografisë së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e tyre të mëparshme në presidencë.

Osmani ka përmendur edhe kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, duke thënë se ai ishte një kandidat i jashtëzakonshëm, i cili, sipas saj, nuk do ta zhvendoste as Deklaratën e Pavarësisë dhe as portretin e presidentit Ibrahim Rugova.

“Unë e di që tashti tentohet të arsyetohet zhvendosja në pjesë e qoshe të tjera si diçka normale. Megjithatë, nga Zyra Ovale e Presidencës amerikane e deri te zyrat e tjera të rëndësishme në vendet e nderit dihet kush e ka vendin”, tha Osmani.

Postime të Ngjashme