Dogana e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës, parandalimin e tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut, ka realizuar sot kontrolle në tri argjendari në qytetin e Prishtinës.
Ndërkaq, në një argjendari tjetër, gjatë kontrollit është konstatuar prania e rreth 5 kilogramëve ari të pashenjëzuar (pa vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit).
Lidhur me këtë rast, Dogana e Kosovës ka njoftuar dhe ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Inspektorët përkatës kanë marrë në trajtim sasinë e identifikuar të arit, me qëllim të kryerjes së procedurave të verifikimit dhe shenjëzimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme të metaleve të çmuara, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e konkurrencës së ndershme, mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e detyrimeve ligjore.
Kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprimtarive që cenojnë interesat ekonomike dhe fiskale të Republikës së Kosovës.
