Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim profesorin e njohur turk, Recep Şentürk.
Gjatë këtij takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët, siç janë rëndësia e dijes dhe arsimit, si dhe për rolin e institucioneve fetare në shoqëri.
Myftiu Tërnava vlerësoi kontributin e profesor Şentürk në fushën e studimeve islame dhe angazhimin e tij akademik, duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë. Ai theksoi rëndësinë e takimeve të tilla në forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dijetarëve dhe institucioneve akademike e fetare.
Prof. dr. Recep Şentürk aktualisht punon në Universitetin “Hamad Bin Khalifa” në Doha të Katarit

