Katër tituj të rinj nga Shtëpia Botuese “Dituria Islame”!
Shtëpia Botuese “Dituria Islame” sapo ka nxjerrë në qarkullim katër tituj të rinj, duke pasuruar më tej fondin e literaturës islame në gjuhën shqipe.
Këto botime sjellin tema të rëndësishme që ndërlidhen me edukimin fetar, formimin shpirtëror, historinë dhe përballimin e sfidave njerëzore.
Titujt e rinj:
1. Kujdes, mos u bëj prej tyre!
2. Mësojmë sure dhe lutje të namazit
3. Traumat e luftës dhe mekanizmat fetarë në përballimin e tyre
4. Salahudini
Përmes këtyre botimeve, “Dituria Islame” vazhdon misionin e saj në botimin dhe promovimin e literaturës cilësore islame në gjuhën shqipe, duke kontribuar në edukimin, informimin dhe ngritjen kulturore e intelektuale të lexuesve.
Çdo libër i ri është një mundësi për të mësuar, për të reflektuar dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes.
Katër tituj të rinj, katër mundësi për dije dhe frymëzim!
Ju ftojmë t’i njihni nga afër botimet e reja të Shtëpisë Botuese “Dituria Islame”

