Dy persona janë ndaluar me urdhër të ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Grabitja”.
Lajmin për I e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi shtoj se ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores, së bashku me zyrtarë policorë, kanë vizituar viktimën në strehimore, për të parë nga afër gjendjen e saj.
“Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d. Kryeprokurores për veprën penale Grabitja. Të njëjtit dyshohen se mbrëmë kanë grabitur një shtetase të huaj.
Po ashtu, u.d. Kryeprokurorja bashkë me zyrtarët policorë kanë vizituar në strehimore viktimën për të parë nga afër gjendjen e saj”, ka konfirmuar Nikçi

