Policia identifikon të dyshuarin pas videove me armë në Prishtinë, kontrollon shtëpinë e tij
Pas publikimit të disa videoincizimeve ku shfaqen armë, policia ka identifikuar një të dyshuar, mashkull kosovar.
Me urdhër të prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Prishtinë / 01.11.2026 – 17:45. Pas disa videoincizimeve me armë është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

