Kosovë
E HËNË – 02.11.2026
* Tmin: 1–4 °C
* Tmax: 5–11 °C
Shqipëri
Ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohetme alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në zonën e jugut e gradualisht të shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Në zonën e jugut e pjesërisht në qendër reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Mjegull e dendur / mjegullinë në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve. Temperatura minimale 6 grade ndersa maksimalet 20 grade celcius.
Maqedoni e Veriut
Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht mund të jenë më të dendura, duke tejkaluar 15 litra për metër katror. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale 2 ndersa maksimalja 17 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior.

