Vushtrria po përballet me një krizë të madhe financiare.
Ndërsa po ashtu është mbajtur takim mes tifogrupit, “Forca” dhe kryesisë së Vushtrrisë, teksa njoftuan se është arritur marrëveshje për tejkalim të situatës.
“Pas disa mbledhjeve të mbajtura ndërmjet tifozëve, lojtarëve dhe kryesisë së klubit, është arritur një marrëveshje për tejkalimin e situatës së krijuar në FC Vushtrria. Ky është një hap pozitiv për klubin tonë, por tani më e rëndësishmja është që marrëveshja e arritur të respektohet nga të gjitha palët dhe zotimet të mos mbesin vetëm fjalë. Lojtarët duhet të kenë siguri, kushte të dinjitetshme dhe respekt për punën e tyre, ndërsa klubi duhet të ecë përpara me përgjegjësi, transparencë dhe seriozitet. FC Vushtrria është më shumë se një klub futbolli — është krenaria e qytetit tonë. Për këtë arsye, kërkojmë që interesat e klubit të vendosen mbi gjithçka dhe të punohet për një të ardhme më të mirë.Tash është koha që fjalët të kthehen në vepra dhe marrëveshja të dëshmohet me përgjegjësi konkrete. Për FC Vushtrrinë, për lojtarët dhe për qytetin tonë”, shkruhet në njoftimin e tifogrupit vushtrrias.

