Dy komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot, të hënën, më 19 tetor.
Komisioni për Integrim Evropian do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026. Në rend dite janë edhe miratimi i rendit të ditës dhe i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 2 dhe 6 tetor. Mbledhja do të mbahet në orën 10:00, në sallën N-303.
Në të njëjtën orë do të mblidhet edhe Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe Planin e Punës për sesionin vjeshtor të këtij viti.
Në rend dite janë edhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e 1 tetorit dhe pika të ndryshme. Mbledhja do të mbahet në sallën N-302.

