Hën. Tet 19th, 2026

Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në kanalin Ibër-Lepenc

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, sot në orën 13:15, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, i cili ndodhi më 29 nëntor 2024, në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Në këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve për armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq akuzohen edhe për cenim të rendit kushtetues përmes shkatërrimit ose dëmtimit të instalimeve dhe pajisjeve publike, kryerje të veprës terroriste dhe spiunazh.

Aktakuza ndaj tre të pandehurve është ngritur më 9 dhjetor 2025. Sipas Prokurorisë, ata lidhen me sulmin që shkaktoi dëme të konsiderueshme në kanalin Ibër-Lepenc, një infrastrukturë me rëndësi të veçantë për furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë.

Postime të Ngjashme