Kosova ka barazuar 1:1 me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B3 të Ligës së Kombeve.
Pas një pjese të parë pa gola, “Dardanët” arritën të kalojnë në epërsi në pjesën e dytë. Fisnik Asllani shënoi në minutën e 70-të, pas një aksioni të mirë të Kosovës dhe asistimit nga Edon Zhegrova.
Kosova pati mundësi ta dyfishonte epërsinë dhe ta siguronte fitoren, por nuk arriti ta konkretizonte avantazhin.
Austria reagoi në fund të takimit dhe në minutën e 85-të arriti të barazojë përmes Christoph Lang, i cili shënoi me kokë.
Kështu, Kosova u desh të kënaqej me një pikë në shtëpi, ndonëse ishte pranë fitores deri në minutat e fundit.
Pas këtij barazimi, Kosova ka grumbulluar pesë pikë në grup, ndërsa Austria vazhdon të kryesojë me tetë pikë.
Kosova lëshon fitoren në fund, Austria barazon në “Fadil Vokrri”

